Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Njujorkut për të rinisur turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë”. Takimi me shqiptarët që jetojnë në SHBA do të zhvillohet paraditen e të shtunës, në orën 11:00, me orën lokale.
Kryeministri Rama shpreh bindjen e plotë se Shqipëria do të anëtarësohet brenda 2030 në bashkimin Europian.
Kreu I qeverisë ndodhet në Nju Jork, aty ku të shtunën do të rinisë turin “krenar për Shqipërinë”.
Takimi do të zhvillohet në orën 11 me atë lokale ose 17 me orën e Shqipërisë.
“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian”, thotë Rama.
Në mesazhin e tij para takimit me shqiptarët, Rama I kujton diasporës garantinimin për të votuar nga jashtë
“E shtunë 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut”, tha Rama.
Ne New Jork pritet te marrin pjese rreth 2 mijë shqiptare dhe nuk do të mungojne kengetaret ne nisje te takimit. Fjalimet e konfirmuara jane ato te drejtuesit politik te diaspores Taulant Balla dhe kryeministrit Rama.
Më datën 3 nëntor kreu I qeverisë do të jetë në Greqi për takimin e radhës me shqiptarët. Kësaj radhe takimi do të zhvillohet në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanik.
Ndryshe nga takimet e majit ne Athine dhe Milano formati do te jete me I ngushte, takimet do te zhvillohen ne holle hotelesh dhe jo ne stadium.