Është e papranueshme që kryetarja të fshihet pas vendimit të komisionit thonë nga partia opozitare LSDM.
Sipas tyre, ajo ka firmosur personalisht vendimet për faljen e individëve të dënuar për krime të rënda, përfshir anëtarë të drogës.
LSDM-ja pyet, nëse anëtarët e komisionit kanë vepruar gabimisht, pse ajo nuk I ka shkarkuar? Siljanovska e ka fjalën e fundit dhe duhet të japë llogari për këto vendime”, tha Kuzeska.
BOGDANKA KUZESKA – ZËDHËNËSE E LSDM-së, 00 31
“Kryetarja ka firmosur personalisht vendimet për faljen e kriminelëve dhe anëtarëve të klaneve të drogës, të dënuar për krime të rënda. Nëse anëtarët e komisionit për falje kanë gabuar, pse Siljanovska nuk i ka shkarkuar? Ajo nuk mund të fshihet pas Komisionit të Faljes. Siljanovska e ka fjalën e fundit, ajo e merr vendimin dhe prandaj duhet të përgjigjet pse i liron këta njerëz”, tha Kuzeska.
LSDM ka kërkuar me urgjencë tërheqjen e këtij vendimi dhe sidomos pas lirimit të një anëtari të njohur të klanit të drogës “Baron”, i cili u arrestua sërish menjëherë pas faljes, nën akuzën për tentativë vrasje.
“LSDM me ditë të tëra ka kërkuar tërheqjen e vendimit të turpshëm dhe ka paralajmëruar se kriminelët e liruar nga Davkova paraqesin kërcënim për sigurinë publike të qytetarëve. Njëri prej të falurve, i lidhur me klanin e drogës “Baron”, u arrestua dje menjëherë pas lirimit nën dyshimin për tentativë vrasje. Është e qartë se MPB-ja po përpiqet të mbulojë skandalin me faljet dhe të zvogëlojë dëmin nga vendimi katastrofik. Autoritetet e VMRO-DPMNE-ZNAM-it dhe VLEN-it po merren me struktura kriminale, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve”, deklaroi Kuzeska.
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, thotë se nuk ka kompetenca për ti falur të burgosurit por mund të rekomandoj uljen e denimeve. Ai thot se komisioni për falje duhet të mare një rifreski.
“Instituti “falja” është një gjë shumë e rëndësishme në vend. Nuk duhet të lejojmë t’i nënshtrohet lojërave dhe grindjeve politike ditore. Ne duhet t’i referojmë në risocializim personat që tashmë janë dënuar dhe nuk mund t’i gjykojmë sërish publikisht. Nuk mund të kërkoj anulimin e vendimit të faljes. Ajo që mendoj unë si ministër është ndoshta koha për një rifreskim në Komision, shtoi ministri pas vendimit për të falurit”, tha Filkov.
Komisioni për falje, i përbërë nga gjashtë anëtarë, dje pasdite ka takuar kryetaren Gordana Siljanovska-Davkova në Vila Vodno. Ky takim vjen pas reagimeve të ashpra në opinion për disa emra që ishin në listën e të falurve me rastin e festës “23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Akif Ravmanovski, njëri nga krerët e grupit kriminal “Baron” nga Çairi i Shkupit, pas një dite pas faljes, sërish u gjend prapa hekurave. /tvklan.mk