Hristovski mohon akuzat e LSDM-së: I plotësojë të gjitha kushtet ligjore për drejtor!

Partia opozitare LSDM insiston në dorëheqjen e drejtorit të ri të ASK-së Bojan Hristovskit, sipas kësaj partie Hristovski nuk I plotëson kushtet për këtë post. Hrsitovski mohon një gjë të tillë, thotë se përzgjedhja e tij është bërë konformë ligjit duke I plotësuar të gjitha kushtet.

“Bojan Hristovski, i cili është piun i Mickoskit, me javë të tëra përmes intervistave po mashtron opinionin në vend që të prezantojë publikisht të gjitha provat që pretendon se i ka, të gjitha sertifikatat ti tregoj dhe të vërtetojë se realisht i plotëson të gjitha kushtet për pozitën e drejtorit të ASK-së”, thonë nga LSDM.

“Ai realisht nuk i plotëson kushtet për të qenë drejtor dhe për të drejtuar ANB-në. Është skandaloze që tani nga posti i drejtorit t’i duhet t’i japë vetes një certifikatë sekret shtetëror dhe të ndikojë në atë vendim. Kjo në vetvete është një skandal i madh. LSDM kërkon dorëheqjen dhe tërheqjen e tij të menjëhershme nga pozita e drejtorit dhe procesin e zgjedhjes së profesionistit që do ta udhëheqë institucionin, siç ishte deri më tani”,thonë nga LSDM.

Ndryshe në një irtervistë për emisionin 360 Hristovski pretendon se emrimi I tij është konform ligjit dhe se ai plotëson të gjitha klushtet e nevojshme për tu emruar për drejtor I Agjencisë Nacionale të Sigurisë.

“Emërimi i drejtorit me vendim të Qeverisë është kryer në një procedurë serioze dhe të kujdesshme, duke vlerësuar të gjitha kushtet ligjore për emërimin e drejtorit. Me përgjegjësi ju them se plotësoj të gjitha kushtet ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion. Kam çertifikatë për njohjen e gjuhës angleze, ashtu siç shkruan në biografinë e Fakultetit të Sigurisë”, thotë Hristovski.

Hristovski ka konfirmuar se aktualisht posedon certifikatë sigurie të nivelit “sekret I besueshëm ”, i cila është një nivel nën “sekret shtetëror”. AI thotë se pas emrimit ka aplikuar për të gjithë sertifikatat e nevojshme përfshirë edhe atë të NATO-s.

“Po, kam aplikuar për të gjitha certifikatat e nevojshme të sigurisë për të kryer detyrën time. Këtë e bëra në ditën e parë të marrjes së detyrës”, tha Hristovski.

Lidhur me njoftimin e Komisionit për ANtikorrupsion se është hapur lënd pas një ankese anonime lidhur me emërimin e tij si drejtor I ASK-së, ai është përgjigjur se është i hapur për bashkëpunim sepse është legalist, edhe pse është I mendimit se anti- korrupsioni për këtë cështje do ti drejtohet qeverisë. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share