Nën moton “Me popullin për Europë”, Bashkimi Demokratik për Integrim ka nisur dje takimet e paralajmëruara me qytetarët në mbrojtje të legjitimitetit dhe të arriturave të deritanishme të shqiptarëve që sipas integristëve po dëmtohen dhe nuk po respektohen nga Qeveria mono-etnike pjesë e të cilës është koalicioni VLEN. Sot integristwt zbarkojnw nw Saraj tw Shkupit ndërsa mbrëm ishin në Komunën e Likovës.
Kreu i integristëve, Ali Ahmeti nga Likova ka thënë se ka qenë i njoftuar me të gjitha planet që kanë thurrur kundërshtarët politik. Sipas tij, për oponentët politik, BDI-ja është e keqja e këtij vendi dhe e njëjta duhet varrosur por para asaj është tentuar sipas tij, vrasja politike e Ali Ahmetit.
“Të gjitha këto informacione i kisha të verifikuara një për një. Se çfarë planesh po bëjnë ata përderisa e keqja e këtij vendi është BDI-ja dhe ai duhet varrosur po para se të varoset BDI-ja duhet vrarë politikisht Ali Ahmeti. Për të gjitha këto ligjerata dhe takime mbledhje politikan e oligark të dhënat i kisha shumë të sakta dhe e kam thirë ministrin e MPB-së Oliver Spasovskin dhe ja kam shpjeguar në tërësi me kujdes më ka dëgjuar dhe më thotë, këtë punë dhe këto aktivitete i bën vetëm një njeri i çmendur por jo edhe Zoran Zaevi. I thash, zotri, nuk flet me një njeri që vjen nga çajtorja shihe njëher me kë flet”, tha Ahmeti.
Ahmeti thotë se legjitimiteti etnik është shkelur me dy këmbë. Sipas tij, nwse kjo nuk ndalet do tw jetw e panevojshme që shqiptarët të dalin dhe të marrin pjesë në zgjedhje.
“Shtrohet pyetja, pse shqiptarët të dalin zgjedhje pas një viti apo tre vjetësh apo dy vjetësh kur do të organizohet ata kur dikush tjetër i ndan shqiptarët, në të mirë dhe në të këqinj. Shqiptar të ndershëm dhe pandershëm. Kështu që këto shqetësime ne i kemi pasur duke parë se si po organizoheshte e tërë fushata. Megjithatë ne kishim dhënë prova se nuk jemi të lidhur për pushtet por jemi të lidhur për mision dhe misioni jonë ishte anëtarësimi i vendit në BE” – tha Ahmeti.
Para të pranishmëve, Ahmeti tha se ka alarmuar tek Komuniteti ndërkombëtarë për të gjitha problemet dhe veprimet që na kthejnë në kohë prapa dhe thotë se Qeveria me legjitimitet mono-etnik nuk respekton prioritetet strategjike siç është integrimi në BE. Ndryshe, sipas paralajmërimeve, BDI-ja nesër takon strukturat e degës së Sarajit nga ku do të vazhdojnë më pastaj ditëve në vijim në Dibër dhe gjithandej ku kanë aktivist dhe ku ka shqiptar. /tvklan.mk/