Libri “UÇK-ja paramilitare terroriste në Maqedoni”/ Reagime të shumta në mesin e partive politike dhe deputetëve

Promovimi i librit skandaloz, “UÇK-ja paramilitare terroriste në Maqedoni”, ka ngjallur reagime të shumta në mesin e partive politike dhe deputetëve.

Përfaqësuesve të VLEN-it nuk ju pengon pjesmarrja e partnerit të tyre të koialicionit në promovimin e ëkëtij libri fyes për shqiptarët dhe UCK-në. Ndërsa BDI I bën thirrje partive shqipare në pushtet të braktisin sa më parë shumicën qeveritare.

Përfaqësuesve të VLENit nuk I pengon pjesmarrtja e partnerit të tyre të koalicionit Maksim Dimitrievski në promovimin e këtij libri. Rijad Shaqiri thotë se ai këtë e bën për pikë politike dhe nuk meriton koment më shumë.

“Prezenca e përfaqësuesit të partisë “ZNAM”, është mëshum retorikë e politikës ditore se sa mund të jetë politikë substanÇiale e tij. Nuk mendoj se mund ti kontribuojë në ngritjen e narativit politik të tij në prag të zgjedhjeve lokale që mund ti kemi në vitin e ardhëshëm.

Gazetari – A do të kërkoni sqarim nga z.Dimitrievski.

Nuk e shoh të rrugës që duhet kërkuar sqarim prej tij sepse vet prezenca e tij flet për një retorikë boshe ditore politike kështu që nuk konsideroj se duhet të komentuar ajo punë”, tha Shaqiri.

Për Blerim Bexhetin nga “Fronti Europian”, është shqetësues momenti në të cilin promovohet ky libër dhe shqetësues poashtu është edhe prezenca e krerëve të shumicës parlamentare.Ai kërkoi nga VLEN që sa më parë të dalin nga kjo shumicë parlamentare aq më mirë do të jetë për ta sepse thotë se për një kohë të shkurtër janë bërë shumë dëme në kurriz të shqiptarëve.

“Shqetësuese është fryma që po ndodh me pjesmarrjen nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare dhe që do të kisha apeluar deri tek VLEN duke i rradhitë, fshirjen e diasporës nga çdo lloj operacioni statistikor dhe planifikimi financiar, tash edhe në këshillat komunal, balancerin, përgatitjen e opinionit për ligjin për gjuhët po edhe kjo nuk është çështje që duhet nënvlerësuar pasi aty pjesmarrës janë anëtarë nga shumica parlamentare që ata një ditë e më herët të brakisin këtë shumicë parlamentare dhe të bëhen përpjekjet në këtë perudhë që janë dëmtuar proÇeset politike të shqiptarëve në RMV që të rikthehen në binarë të shëndoshë”, tha Bexheti.

Ndryshe, në librin “UÇK-ja paramilitare terroriste në Maqedoni” rezistenca e shqiptarëve për të drejta etiketohet si lëvizje terroriste, teksa shume figura të larta ushtarake shqiptare përfshirë Ali Ahmetin, Vëllezërit Haradinaj, Ramiz Lladrovcin e të tjerë quhen terroristë të UÇK-së.

Kundër këtij libri dhe prezencës së Maksim Dimitrievskit në promovimin e të njëjtit, ka reaguar ASH-ja e Ziadin Selës nga ku thonë se kjo Qeveri monoetnike dhe jolegjitime, punon çdo ditë për devalvimin e vlerave dhe arritjeve të deritanishme. Ndërkohë partitë e VLEN në gjithë këtë situatë shërbejnë vetëm si lule dekori në saksitë e Mickoskit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share