Fituesi i BBVK2, Lumbardh Salihu i bashkohet LDK-së

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë, Lumbardh”, shkroi Abdixhiku. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share