Shkëndija e Tetovës, Struga TL, Sileksi, Gostivari, Arsimi, Vardari, AP Brera dhe Detonit Plaçkovica, janë 8 ekipet që do të garojnë për të fituar Kupën e Maqedonisë së Veriut në futboll.
Në ndeshjet e sotme të 1/8 së finales, ekipet e Ligës së Dytë, Detoniti dhe Arsimi, eliminuan skuadra të ligës së parë, Sileksi fitoi dramën e penaltive me Shkupin, kurse Vardari eliminoi fituesin aktual të Kupës, Tikveshin.
REZULTATET:
SHKËNDIJA T – SHKËNDIJA H 1:0
STRUGA TL – MAKEDONIJA Gj.P 2:0
SILEKSI – SHKUPI 4:3 PEN
GOSTIVARI – BREGALNICA 1:0
ARSIMI – VOSKA SPORT 3:1
VARDARI – TIKVESHI 2:0
AP BRERA – BESA 2:0
PELISTERI – DETONIT 2:4 PEN
FFM-ja pritet që së shpejti ta caktojë shortin për fazën tjetër, që sipas parashikimeve duhet të zhvillohet vitin e ardhshëm. /tvklan.mk