Incidenti i armatosur në Haraçinë/ 42-vjeçari hospitalizohet me plagë në këmbë!

Një 42-vjecar nga Haraçina mbrëmë ishte thirrë për të dalë nga shtëpia e tij, kurse më pas ndaj tij është shtënë më armë zjarri. Pas incidentit, për shkak të lëndimeve, është hospitalizar në klinikat e Shkupit.

MPB-ja ka dalë në vendngjarje dhe ka gjetur dy gëzhoja. Për momentin, nuk ka informacione për identitetin e sulmuesit, e as për shkaqet që shkaktuan këtë incident të armatosur.

MPB-ja thotë se vijojnë hetimet për konstatimin e rrethanace dhe motivet e mundshme për incidentin.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësime tek popullata lokale, kurse autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët t`i denoncojnë aktivitetet e dyshimta. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share