LSDM: Davkova dhe VMRO-DPMNE lirojnë kriminelët dhe narko-bosat!

FALJET E PRESIDENTES

Shokuese janë faljet skandaloze të Presidentes Siljanovska Davkova – reagojnë nga LSDM-ja. Sipas tyre, Presidentja ka falur kriminelë të dënuar, pjesë të narko-klaneve, që janë arrestuar në aksione të mëdha policore me konfiskime armësh, para dhe drogë. Sipas socialdemokratëve, më shokuese është falja e pjesëtarëve të narko-klanit “Baron”.

“Amnistohet edhe ish-Kryebashkiaku I Manastirit, Vladimir Talevski, I cili ishte në burg pas aktvendimit për rastin “Transportuesi” dhe Marjan Efremov, I dyshuari I parë në aferën “Spiuni”. Me këto vendime skandaloze, Davkova mbron kriminelët dhe narko-klanet. Gjithë kjo ndodh në kohën kur po cënohet sistemi I sigurisë me partizimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare. Siljanovska Davkova në mënyrë të drejtpërdrejtë minon sundimin e drejtësisë dhe jep sinjale se, secili që është nën mbrojtje të shtetit, mund të bëjë çfarë të dojë. Pyetja kyçe është, përse Davkova mori këtë vendim skandaloz? A ka pushteti marrëveshje me strukturat kriminale që vehen në shërbim të tyre? Ky është një skandal me përmasa të mëdha dhe me pasoja serioze për sigurinë e qytetarëve. LSDM-ja kërkon që Presidentja Siljanovska menjëherë ta tërheq vendimin skandaloz” – tha Kuzeska, LSDM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share