“Ai sikur i përkëdheli, jo kërcënoi”-kështu u shpreh deputetja Monika Kryemadhi për reagimin e ish-Presidentit Ilir Meta përballë togave të zeza.
Për prokurorët e gjyqtarët tha se janë të ‘kapur’ nga kryeministri Edi Rama.
“Ku kanë bythë me fol ato?! Ku flasin dot pa lejen e Edi Ramës?!” A ka që në 2021-in që kam bërë padi për Inceneratorin e Tiranës, keni parë të bëjnë gjë?”
Sa i takon hetimit për çështjen e pasurisë, Kryemadhi theksoi se çdo gjë e ka të deklaruar dhe të fituar me mund.
“Edhe xhaketën Michael Corse e kam, vetë e kam blerë. S’kam bileta avioni me mbi 200 mijë euro, unë i kam deklaruar të gjitha. Kam lindur në 1974-ën në Tiranë, nuk erdha në Tiranë në 2010-ën. Të gjitha i kam bërë me forcat e mia. Po të kisha para për të fshehur, nuk do përdorja karta krediti që lënë gjurmë në banka, do përdorja para cash”, deklaroi ajo.
/tvklan.al