RRITJA E PAGËS MINIMALE
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka përsëritur sot edhe njëherë kërkesën për rritje të pagës minimale në 450 euro. Ky nuk është vetëm një numër, ky është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për çdo punëtor, për të gjithë ata që luftojnë për të siguruar kushte më të mira për familjen e tyre, ka deklaruar deputetja e LSDM Jovan Trencevska
“VMRO-DPMNE-ja tashmë e ka refuzuar kategorikisht propozimin tonë, por ne themi – nuk është koha për interesa partiake. Deputetët e VMRO-DPMNE-së duhet të rishikojnë qëndrimin e tyre dhe të mendojnë për njerëzit që çdo ditë luftojnë për një jetë më të mirë. Ky është hapi i parë drejt rritjes së të gjitha pagave dhe përmirësimit të standardit të të gjithë qytetarëve. I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve, pavarësisht përkatësive politike, të votojnë për një standard më të mirë jetese” – tha Trençevska.
Por nga VMRO DPMNE thonë se LSDM është parti jo serioze dhe se rrogat do të rriten në mars dhe se masat e Qeverisë si të suksesshme i ka cilësuar edhe sindikata.
“Mendojmë se rroga duhet të rritet, si minimalja po edhe rrogat tjera do të rriten sipas metodologjisë që është votuar nga LSDM-ja, por nuk mendojmë se është serioze të dorëzohet ligje në të cilën do të huqen përqindjet të cilat të jemi të sinqertë nuk janë edhe të përafërta që të jenë gabime ose lëshime teknike, aty vërehet mungesa e kordinimit dhe jo seriozitet në qëllimin e tyre, për të krijuar “politikë”. Zgjidhje kaq jo serioze mendoj që meritojnë koment serioz” – thonë nga VMRO.
Partitë tjera parlamengtare ende nuk janë pronocuar se a do të mbështesin propozim ligjin e LSDM-së me të cilin parashihet rrtija e pagës minimale në vend në 27.700 denarë. /tvklan.mk/