Ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burgim për korrupsion

Një gjykatë në Peru ka dënuar ish-presidentin Alejandro Toledo me 20 vjet e gjashtë muaj burgim për korrupsion dhe pastrim parash.

Prokurorët thonë se ai mori 35 milionë dollarë ryshfet nga një kompani ndërtimi braziliane, së cilës iu dha një kontratë për të ndërtuar një rrugë në Perunë jugore.

Toledo, 78 vjeç, ishte në detyrë midis 2001 dhe 2006, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai u arrestua pesë vjet më parë në Kaliforni, ku kishte jetuar dhe punuar për shumë vite, dhe u ekstradua në Peru vitin e kaluar.

Kompania braziliane Odebrecht pranoi se kishte paguar miliona dollarë ryshfet për zyrtarët në të gjithë Amerikën Latine dhe SHBA për të siguruar kontrata qeveritare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share