Gjatë mëngjesit të 20 tetorit, policia ruse ka gjetur trupin e pajetë të pilotit Dmitry Golenkov, që pilotonte bombarduesit rusë.
Kufoma e tij u gjet në qytetin rus Bryansk, kurse nga inteligjenca ushtarake ukrainase, ai ishte përgjegjës për krime lufte të kryera nga forcat ruse në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Inteligjenca ukrainase publikoi fotografitë dhe video të asaj që dukej kufoma e Golenkov që u gjet me shumë plagë në kokë – që me gjasë ishin shkaktuar nga goditjet me çekan.
HUR (inteligjenca ushtarake ukrainase) njoftoi se Golenkov mbante postin e shefit të skuadriljes, në bazën ajrore Shaikovka që është e pajisur me bombarduesit Tu-22M3.
Golenkov kishte kryer sulmi me raketa mbi objektivat civile ukrainase, përfshirë atë të 27 qershorit të vitit 2022, duke bombarduar qendrën tregtare Amstor në Kremenchuk në rajonin e Poltavas ku si pasojë humbën jetën 22 persona dhe dhjetëra tjerë u plagosën.
Ai gjithashtu ishte përgjegjës për bombardimin e ndërtesave kolektive në Dnipro gjatë 14 janarit të vitit të kaluar, duke vrarë 46 civilë ukrainas – përfshirë gjashtë fëmijë. /Telegrafi/