Momenti i shkatërrimit të ndërtesës në Bejrut që shfrytëzohej nga Hezbollahu – goditet nga aeroplanët izraelitë

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Bejrut të Libanit, pasi Izraelit kërcënoi se do të sulmojë qendrën financiare të Hezbollahut.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF njoftuan të dielën mbrëma se ishte planifikuar sulmi “një sërë lokacionesh që përdoreshin nga njësia al Qar dal Hassam”, që dikur përdorej për të paguar operativët apo që ndihmonte në blerjen e armëve, transmeton Telegrafi.

Paralajmërimi i parë kishte të bënte me jugun e Bejrutit si dhe luginën lindore Beka, por sipas zyrtarëve të lartë të inteligjencës izraelite – sulmi ka të ngjare të këtë ndodhur në pothuajse tërë Libanin.

Një sulm është parë duke ndodhur në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Al Hariri. Pamjet e postuar nga IDF-ja dhe të verifikuara nga Sky News, shfaqin ndërtesën duke u shembur pasi u godit nga aeroplanët izraelitë.

E njëjta ndërtesë ishte një prej shumë objekteve të identifikuara nga forcat izraelite – që ishte shënjuar si shënjestër. /Telegrafi/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share