Ndryshimet Kushtetuese – Mucunski pret qasje të re në procesin e zgjerimit!

Duke folur për aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ministri Тimço Mucunski deklaroj se në njëqind ditët e para prioritet i është vënë politikës së jashtme të bazuar në prioritete të qëndrueshme dhe afatgjata, si dhe përmendi aktivitetet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian,  dhe respektimin e plotë të shteti me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

“Qëllimi ynë është që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë shtet anëtar i besueshëm i NATO-s, partner i fuqishëm në të gjitha organizatat ndërkombëtare, i përkushtuar për integrimet evropiane në Bashkimin Evropian”, tha Mucunski.

Se kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuse, Mucunski tha se fryma e vlerave europiane është të flasim dhe diskutojmë mes vete.

35:54”Gjermania ka nismë aktive ta ndryshoj  në pjesën e zgjerimit që e mbështesin disa vende anëtare, ministrja gjithashtu tha se për momentin janë vendosur si kusht ndryshimet kushtetuese asnjëherë nuk e hedhi poshtë mundësin e dialogut, sepse fryma e vlerave europiane është të flasim ose të diskutojm mes vete ose të gjithë të jemi të sigurt që në apspektin strategjik jemi harmonizuar për dejtimin e njejtë”, deklaroi Mucunski.

Potenciali për bllokadën është e gjërë, nëse nuk referohemi sipas standarteve të BE-së, deklaroj Ministri për çështje europiane Orhan Murtezani.

“Potenciali për bllokadën është e gjërë, disa bllokada mund t i shkaktojm edhe ne nese nuk referohemi sipas standarteve të BE-së, pra të jemi të sigurt se disa vende të BE-së, do të na bllokojnë por ato janë bllokada që do t i shkaktonte një qeveri e papërgjegjëshme, Duhet të durojm edhe pak të gjitha këto insistime tona nëpërmjet partnerëve tonë janë aktivë në këtë periudhë dhe kur të vlersojm që është mbrojtur interesi i qytetarëve dhe është vendosur dialogu me Bullgarinë do të shpërndahen”, deklaroi Murtezani. 

I pyetur se cili është plani i dytë nëse refuzohen ndryshimet kushtetuese, Murtezani deklaroj se nuk është propozim nëse refuzohet plotësisht, por në momentin që nuk refuzohet, Brukseli e kupton esencën e asaj që ne si shtet e kontestojm sepse ka hapësirë për këtë. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share