Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore në javën e tetë të Premier League, pasi në shtëpi mposhti Chelsean me rezultatin 2:1.
Qysh në pjesën e parë, “The Reds” shënuan golin e epërsisë me anë të Momo Salah, shkruan Indeksonline
Salah shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij.
Në pjesën e dytë, Chelsea barazoi shifrat në minutën e 48’të me anë të Nicolas Jackson.
Por vetëm tri minuta më pas, Curtis Jones shënoi një gol pas asistit nga Salah, që ishte edhe i fitores.
Me këto tri pikë, Liverpooli shkon në pozitën e parë me 21 pikë, një më shumë se pozita e dytë, Manchester City (20).
Kurse Chelsea bie në pozitën e 6-të me 14 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje./Indeksonline/