Ushton “Raspukala Sar Planina” në Vijcë të Tetovës, 30 metër afër varrezave të dëshmorëve

Ushton “Raspukala Sar Planina” në Vijcë të Tetovës, 30 metër afër varrezave të dëshmorëve

Në fshatin Vijcë të Tetovës sot ka buçitur kënga “Raspukala Sar Planina” dhe këngë të tjera me motive nacionaliste maqedonase. Kjo ka ndodhur në kuadër të një manifestimi tradicional për Ditën e Patates, por që më herët nuk kishte ndodhur të shënohet me këngë nacionaliste maqedonase.Kënga në fjalë është me motive të luftës së vitit 2001, ndërsa gjithë kjo është zhvilluar vetëm 30 metër poshtë varrezave të dëshmorëve të UÇK-së.

Video është publikuar nga këshilltari i VMRO-DPMNE-së, që është pjesë e koalicionit udhëheqës në Komunën e Tetovës.

Prezent kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të vLEN-it!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share