Mesfushori i Portugalisë dhe Bayern Munich, Joao Palhinha bëri një ndryshim të madh karrierë këtë verë. Bayern i pagoi Fulhamit 51 milionë euro për shërbimet e tij.
Palhinha ka luajtur për Fulham dy vitet e fundit, ndërsa më parë ka luajtur për Braga, Sporting, Belenenses dhe Moreirense. Ai bëri 31 paraqitje për skuadrën portugeze dhe shënoi dy gola.
Që atëherë trajneri i Bayernit, belgu Vincent Kompany, ka përdorur lojtarin në rrotacion, por tashmë vëmendjen e publikut futbollistik e kanë tërhequr ngjarjet jashtë fushës.
Palhinha u divorcua nga gruaja e tij Patricia Palhares pas tri vitesh martesë, ndërsa ajo ishte shtatzënë dhe ata tashmë kishin një fëmijë dy vjeç.
Palhinha pritej t’u siguronte një jetë normale fëmijëve të tij duke paguar alimentacion, por mesfushori, i cili fiton një milion euro në muaj, i ofroi ish-bashkëshortes 500 euro në muaj. Të shokuar janë edhe burime pranë familjes së tij.
“Të gjithë jemi të shokuar që një njeri që fiton një milion euro ofron vetëm 500 euro për të mbajtur fëmijën e tij. Kjo është vërtet patetike, sidomos kur nëna nuk e di në këtë moment se kur do të kthehet në punë. Çdo prind dëshiron që fëmija i tij të të jetë i sigurt financiarisht. Unë njoh njerëz që paguajnë më shumë dhe nuk bëjnë as një për qind të pagës së tij”, ka thënë një familjar i afërt me ish-gruan e portugezit. /Telegrafi/