Parashikimet e Bankës Botërore! Mickoski: Ndaluam rënien e lirë, treguesit ekonomik – pozitiv!

Ekonomia stabilizohet, rënia e lirë është ndaluar – thotë Kryeministri Mickoski duke komentuar press-konferencën e LSDM-së. Sipas tij, katastrofa e vetme për Maqedoninë është puna 7-vjecare me resurse shtetërore të LSDM-së dhe BDI-së e jo parashikimet e Bankës Botërore.

“Atë që e bën Qeveria e VMRO-DPMNE-së, është që gjithë këtë ta konsolidojë dhe unë jam shumë I kënaqur që ndaluam rënien e lirë dhe të gjithë indikatorët janë pozitiv. Gjithcka që ka thënë LSDM-ja ka gabuar. Këto press-konferenca duhet të jenë shenjë se është e kundërta e asaj që thonë në realitet. Falënderoj LSDM-në që përmes mesazheve që I dërgojnë në opinion vetëm konfirmojnë dhe rikujtojnë qytetarët për punën e tyre 7-vjecare duke menaxhuar resurset shtetërore të Maqedonisë. Me Qeverinë e re, pas rritjes së pensioneve, programeve për të rinj, marrëveshjen me SASHK-un për paga më të larta në arsim, pason edhe rritja e pagave në shëndetësi, pasi interesi primar janë qytetarët”, deklaroi Mickoski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share