Ditë fundjave kur priten edhe vizitorë të shumtë, por Kopshti Zoologjik në Shkup që nga mëngjesi është mbyllur. Janë evakuar edhe të punësuarit e Kopshtit Zoologjik. Informacionet flasin se është gjetur një bakterje e rrezikshme tek shpendët që mund të infektojë edhe njerëzit.
“Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se për shkak të punëve operativo-teknike më 19 tetor 2024 – të shtunën, Kopshti Zoologjik në Shkup, bnuk do të jetë I hapur për vizitorët. Ju falënderojmë për mirëkuptimin” – thuhet në njoftimin që ishte ngjitur në hyrje të Kopshtit Zoologjik në Shkup.
Ish-Drejtori i Kopshtit Zoologjik, Shkup, Gjorgji Galetanovski, në Facebook njoftoi se është gjetur, sic thotë, një bakterje vdekjeprurëse “gripi I shpendëve”.
“Bakterje vdekjeprurëse “gripi I shpendëve” është gjetur në Kopshtin Zoologjikn ë Shkup. Për momentin Kopshti është I mbyllur, vizitorët janë evkuar, inspektorët kanë hyrë brenda. Lus vizitorët dhe kolegët, që e kanë vizituar këtyre ditëve, që të kontrollohen” – thuhet në postimin e ish- Drejtorit të Kopshtit Zoologjik.
Media të ndryshme , duke u thirrur në deklarata të punonjësve kanë njoftuar se nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari është konstatuar “gripi I shpendëve’ tek patat që kanë mbërritur nga jashtë në kopshtin zoologjik, kurse inspektorë të Agjencisë kanë bërë kontrollet fillestare dhe pritet që të dalin edhe me komunikatë zyrtare. /tvklan.mk