VMRO-DPMNE: LSDM-ja të mos shqetësohet, po rimëkëmbim shkatërrimin e tyre ekonomik!

LSDM-ja të mos shqetësohet, Maqedoni po lëviz në drejtim të duhur dhe Qeveria e VMRO-DPMNE-së ka plan dhe program që ta zhvillojë ekonominë e shkatëruar – thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke reaguar ndaj press-konferencës së Fatmir Bytyqit.

Reagim VMRO-DPMNE

“LSD-ja aktron shqetësime të rreme për qytetarët dhe ekonominë, kishin shtatë vite ta zhvillojnë Maqedoninë dhe ta rrisin ekonominë. Por në vend të kësaj lanë ekonomi të shkatëruar dhe buxhet të zbrazët. Për dallim nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE në Qeveri po ndërmerr masa konkrete për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për rritje të standardit jetësor të qytetarëve. Për vetëm dy muaj, VMRO-DPMNE solli katër investime të huaja, prej të cilëve vetëm njëra me mbi 500 milionë dollarë dhe mbi 1.500 punësime” – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share