Ministri i Pushtetit Lokal, Zlatko Perinski, gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve MIA, duke komentuar paralajmërimet e katër Komunave – të Tetovës, Gostivarit, Çairit dhe Zhelinës se do ta financojnë punën e Akademisë Shqiptare, thotë se për një gjë të tillë nuk ka mundësi ligjore.
Perisnki u sygjeron Komunave që të punojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve, e jo të ndajnë mjete, sic thotë, për gjëra që nuk do të jenë në funksion në vitet e ardhshme.
ZLATKO PERINSKI – MINISTËR I PUSHTETIT LOKAL
“Në thelb kjo përshkruhet qartë në Ligjin për Pushtetin Lokal në nenin 11 që thotë se të ardhurat e vetqeverisjeve lokale harxhohet ekskluzivisht për kompetenca që janë të konstatuar konform ligjit, që I bie se Ligji do të thotë se të gjitha mjetet e grumbulluara nga Komuna, shpërndahen përmes miratimit të vendimeve dhe buxheteve në seanca të Këshillit dhe duhet të destinohen në zbatimin dhe realizimin e kompetencave bazë ligjore të vet pushtetit lokal. Në këto kompetenca, Akademia Shqiptare nuk qëndron”
Sipas Perinskit, Komunat kanë mundësi të financojë shoqata dhe OJQ, por edhe këto organizata duhet t`i zbatojnë kompetencat themelore të pushtetit lokal. Sic thotë Perinski, nëse me saktësi lexohet ligji, nuk ka mundësi ligjore për një financim të këtillë.
Ministri Perinski shprehet se nuk duhet të gjenerohen probleme aty ku nuk ekzistojnë, për shkak se, sic thotë, ka shumë probleme reale ditore që duhet të zgjidhen përmes pushtetit qendror dhe atij lokal. /tvklan.mk