Bytyqi: Politikat e Mickoskit të pasuksesshme – Ekonomia e RMV-së në rënie të lirë!

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, ka paraqitur shqetësime të mëdha për gjendjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Aryse për këtë është bërë raporti i fundit i Bankës Botërore.

Ai theksoi se rritja e pritur ekonomike prej 2.5% do të përfundojë me vetëm 1.8%, duke e quajtur këtë një dështim të politikave ekonomike të qeverisë VMRO-DPMNE.

Një nga shkaqet për shifrat e këtilla, sic u tha, mosrealizimi I projekteve të Korridorit 8 dhe 10D.

FATMIR BYTYQI 

“Në vend të rritjes së pritur ekonomike prej 2,5 për qind, këtë vit, sipas Bankës Botërore, do ta përfundojmë me vetëm 1,8 për qind rritje të BPV – një sinjal i qartë që politikat ekonomike e VMRO-DPMNE janë plotësisht të pasuksesshme, ekonomia jonë është në shtratin e vdekjes. Në raport qartë vihet re se arsyeja kryesore për këtë rënie është qasja “e ngrohtë-ftohtë” ndaj realizimit të projekteve kryesore infrastrukturore – Korridoret 8 dhe 10D, të cilat duhej të sillnin përfitime ekonomike, por VMRO-DPMNE i mban në letër.”    

Sipas Bytyqit, plani për rritje i Bashkimit Evropian ofron një mundësi për stabilizim, por ai theksoi se qeveria vazhdon të merr borxhe të pakontrolluara, që mund të çojnë në një katastrofë ekonomike.

FATMIR BYTYQI

“Në fund të vitit deficiti fiskal do të arrijë në 4,9 për qind, ndërsa borxhi publik do të rritet në një përqindje shqetësuese prej 63,5 për qind të BPV-së. Me huanë e re të shpallur prej 500 milionë euro nga Hungaria, mund të presim që borxhi publik të afrohet në 70% të BPV-së. Një rrugë që të çon në katastrofë ekonomike. Po krijohet një borxh që ekonomia nuk ka kapacitetin ta mbështesë përmes krijimit të vlerave të reja. Norma e interesit prej 3,25%, e lavdëruar aq shumë nga qeveria, është më e lartë se rritja e pritshme e BPV-së për 1,45%.”

Ndryshe, Banka Botërore parashikoi se Maqedonia e Veriut do të ketë rritjen më të vogël ekonomike nga vendet e rajonit. Banka shprehet e shqetësuar edhe për ndikimin e huamarrjes hungareze mbi borxhin publik.

Mer rritjen më të madhe ekonomike do të jenë Serbia dhe Kosova, kurse më pas Mali I Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas Bankës Botërore, një nga goditjet më të mëdha për vendet e rajonit paraqet migrimi, duke I sygjeruar qeverisë që të fokusohet në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, arsimit dhe luftën kundër korrupsionit.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share