Vazhdon beteja ligjore mes Ronaldos dhe Juventusit – gjiganti italian i detyrohet atij miliona euro

Beteja ligjore mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit po vazhdon teksa një seancë e re gjyqësore është caktuar për mars të vitit 2025.

Sipas La Repubblica, seanca e parë pas apelit të Juventusit në Tribunalin e Punës është caktuar për muajin mars, me gjyqtarët që do të vendosin për hapat e mëtejshëm.

Në prill të këtij viti, gjykata vendosi që Juventusi duhet të paguajë rreth 9.8 milionë euro në drejtim të Ronaldos për shkak të pagave të papaguara gjatë kohës së tij në klub.

E gjithë kjo situatë ndodhi për shkak të të ashtuquajturës ‘Manovra e Pagave’, e cila u përdor nga ‘Zonja e Vjetër’ gjatë pandemisë COVID-19 në 2020.

Lojtarët ishin pajtuar që të dhurojnë dy muaj të pagave për të ndihmuar klubin gjatë kësaj periudhe kur nuk po luhej futboll.

Një hetim që u bë në nëntor të vitit 2022 dhuroi disa versione të ndryshme të ngjarjes, duke bërë me dije se shumë prej tyre do të marrin pagat, por në mënyra të ndryshme.

Kur Ronaldo u largua nga Juventusi në gusht të 2021, transferimi tek Manchester United u bë me nxitim, duke çuar në një argument nëse ai i nënshkroi të drejtat për ato para apo jo.

Si pjesë e një hetimi më të gjerë në financat e tyre, Juventusit iu hoqën 15 pikë në Serie A, dënim ky që më pas u reduktua në vetëm 10 pikë pas pranimit të fajësisë./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share