Sulm me dron në zonën ku ndodhet shtëpia e Netanyahut, nuk dihet ku ndodhet kryeministri izraelit

FILE PHOTO: Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu convenes a cabinet meeting at the Prime Minister’s office in Jerusalem, February 23, 2023. REUTERS/Ronen Zvulun/Pool/File Photo

Një dron i nisur nga Libani goditi një ndërtesë në një lagje në qytetin e Cezera ku ndodhet rezidenca private e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ushtria izraelite njoftoi se tre dronë u gjuajtën në Izrael nga territori i Libanit dhe se njëri goditi një ndërtesë në Cezare. Sipas informacioneve të para, nuk ka pasur të lënduar.

Pamjet e publikuara tregojnë një numër të madh autoambulancash dhe shërbimesh të tjera ndërsa qasja për media është e ndaluar. Zyra e Netanyahut refuzoi të jepte informacion se ku ndodhej ai në momentin e sulmit.

 

Sulmet me dronë filluan në orët e hershme të mëngjesit duke synuar Tiberinë dhe zonat përreth, me ushtrinë që pretendonte se kishte rrëzuar dy drone. Mbetjet e raketave ranë në Detin e Galilesë.
Kanali Al Hadath i Arabisë Saudite tha se objektivi i sulmit ishte shtëpia e Netanyahut.

Sirenat paralajmëruese ishin aktive edhe në pjesë të tjera të Izraelit, duke përfshirë rajonin Emek Hefer, Tel Aviv dhe zonën në veri të qytetit.

Incidenti ndodhi pak pasi sirenat u aktivizuan në zonën e Gjirit të Haifa, duke paralajmëruar për infiltrimin e dronëve të armikut. Më parë, sirenat në rajonin e afërt Emek Hefer paralajmëruan për avionë armik, për të cilin ushtria tha në atë kohë ishte rezultat i një alarmi të rremë. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share