Superproduksioni Klan-Artmotin sonte nis spektaklin Big Brother VIP Kosova 3.
Në shtëpinë më të famshme në shqiptari sonte do të hyjnë gjithsej 20 banorë, të cilët janë nga treva të ndryshme ku jetojnë shqiptarët, dhe të cilët pritet që për shikuesit tanë të dhurojnë spektakël të vërtetë.
Përveç skenës qendrore gjigante, është përgatitur edhe një skene shumë e veçantë edhe në ambient të jashtëm, në hyrje të shtëpisë, aty ku do të ndalën banorët para se të hyjnë në shtëpi.
Ajo që tashmë dihet është se në prezantim të spektaklit janë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa Olta Gixhari dhe Milaim Zeka do të përkujdesen për opinionet e tyre ndaj banorëve.
Produksioni është përkujdesur që BBVK3 të ketë mbulim medial në të gjitha trevat shqiptare falë platformave Art Motion, Kujtesa, ndërsa diaspora do të mund të jetë shikuese përmes NIMI TV dhe TV ALB.
Për më shumë detaje, klikoni në videon e mëposhtme për ta parë raportimin e gazetares sonë Gresa Nitaj.