Ukraina evakuon civilët nga Kupiansk

Për banoren ukrainase Yulia Baibak, vendimi për t’u evakuuar nga Kupiansk erdhi pasi rusia shënjestroi disa banesa. Zyrtarët ukrainas deklaruan se forcat ruse janë duke përparuar.

“Shumë bomba u hodhën këtu. Një prej tyre dëmtoi banesën time. Dronët fluturojnë gjatë gjithë kohës. Situata është mjaft e vështirë dhe kemi shumë frikë.”

Autoritetet ukrainase urdhëruan evakuimin e një qyteti dhe tre zonave të tjera në rajonin verilindor të Kharkiv.

“Ne jemi duke kryer një evakuim të detyrueshëm të të gjithë popullatës civile nga katër komunitete. Për momentin prioriteti është zhvendosja e të gjithë njerëzve”.

Forcat ruse po avancojnë në përpjekjet e tyre për të marrë rajonin lindor të Ukrainës duke zotëruar fshatra ndërsa lëvizin drejt perëndimit. E njëta gjë po ndodh edhe me rajonin e Kharkiv.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share