Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës përshëndet angazhimin e Brukselit zyrtar dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi, për rikthimin në agjendë të Korridorit 8 si një projekt të rëndësishëm për vendin dhe rajonin.
“Falë presionit të brendshëm dhe të miqve europian u demaskua edhe mashtrimi i Qeverisë se gjoja nuk ka trase, se rruga përfundon në tunel që nuk shpie askund, se nuk bën projektimi dhe arsyetime të tjera boshe.
E vlerësojmë si të rëndësishëm qëndrimin e fortë të Brukselit që solli këndjelljen e Qeverisë së RMV për vazhdimin e projektit të Korridorit 8”, thuhet në komunikatën e ASH-së.
Nga ASH shtojnë se me një angazhim të përbashkët të forcave progresive, bashkë me qytetarët do të realizojmë vizionin tonë dhe do të pengojmë edhe projektet e tjera të mbrapshta të kësaj Qeverie monoetnike dhe jolegjitime.