Mbështetja për komunat/ Refuzohet Qyteti i Shkupit, komuna e Sarajit, Tearcës dhe Strumicës

Projektet e komunës së Qytetit të Shkupit,  Strumicës, Sarajit dhe Tearcës janë refuzuar nga Qeveria për aplikimin në shpalljen për ndihmë ndaj komunave për realizimin e projekteve infrastrukturore. Përzgjedhja e projekteve kaloi ditën e djeshme në seancën e qeverisë.

Reagimi i menjëhershem ka qenë nga kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov  ku përmes një postimi në facebook ka shkruar:

“Në emër të Strumicës dhe banorëve të saj do të hesht, le të gjykojnë qëndrimin e VMRO DPMNE-së, ZNAM-it dhe të gjithë koalicionit ndaj nesh. Pas një kohe të gjatë, Strumica është sërish një gjemb në këmbë. Strumica ime, mendo mirë dhe analizo, konkluzioni është se ka një front të hapur kundër nesh! Le të jetë ky fillimi i një nxitjeje të re për LIRI! Strumicë ishte, Strumicë është, Strumica do të mbetet E LIRË!” – tha Kostadinov.

Nuhi Neziri kryetarë i Komunës së Tearcës , për Klan Maqedoni, tha që nuk dëshiron të komentoj refuzimin e projekteve  pa mos pranuar letër zyrtare negative nga Qeveria.

Po ashtu edhe nga Komuna e Sarajt nuk morrem përgjigje.

Për komunat në fjalë të cilat u refuzuan nga Qeveria, Kryeministri Hristian Mickoski, sot ka deklaruar se refuzimi është bërë për shkak që nuk kanë plotësuar aplikimin siç duhej, nga ku u bëri thirje kryetarëve të këtyre komunave që në afatin shtëse të  përmirësojnë lëshimet e bëra dhe të aplikojn sërish.

”Komuna e Strumicës nuk ka fituar për shkak se ka konkuruar me një projekt të filluar, përmes të cilit tashmë është përzgjedhur një kontraktues, i bëjë apel kryetarit të komunës së Strumicës që deri më 15 nëntor të shfrytëzoj mundësinë që të paraqesim projekte të reja të cilat mund t i financojm për të ardhmën, tjetër komuna e Tearcës e cila ka dorzuar një projekt përmes një email privat ku ja po i bëjë thirje kryetarit të komunës që të veproj ashtu siç kanë vepruar 79 kryetarët tjerë. Dokumentacion i pakompletuar ka qenë nga komuna e Sarajt dhe pres që deri më 15 nëntor edhe ajo të përfundojë, bëhet fjalë për infrastrukturen e rrugës së fshatit Llaskarcë dhe Ujsjellësin. Edhe qyteti i Shkupit sepse  ka aplikuar me projekte që nuk janë të kompletuara” – tha Mickoski.

Në shpalljen e Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte. Komisioni vlerësues i përbërë nga përfaqësues të gjashtë ministrive përkatëse vlerësoi se 77 komuna kanë plotësuar kushtet, me çka do të financohen 274 projekte. Ku vlera totale e projekteve është 65 milionë euro. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share