Fillkov: Lloga ka reaguar me nervozizëm

Minisstri i Drejtësisë, Igor Filkov, thotë  se ish  ministri Krenar Llloga ka reaguar me nervozizëm ndaj komenteve të tij të fundit.

Fillkov tha se dje ka shpalosur gjithçka që kishte për të thënë mbi punën e paraardhësit të tij dhe se dialogu në vazhdim do të zhvillohet përmes organeve kompetente.

“Gjithçka që kisha për të thënë e thashë dje për punën e paraardhësit tim dhe qëndroj pas saj. E kuptoj nervozizmin e tij, por dialogu i mëtutjeshëm do të bëhet përmes organeve kompetente” – tha Fillkov.

Filkov akuzoi Llogën se ka marrë me vete një dokument të klasifikuar që përmban rekomandimet për Këshillin Gjyqësor, të përgatitura nga Misioni Vlerësues i Komisionit Evropian. Ai e theksoi se ky rast është në hetim dhe se do të kërkohet përgjegjësi për veprimet e Logës.

Lloga dje e përgënjështroi ministrin Fillokov , duke theksuar se letra ishte pranuar në mënyrë elektronike dhe se një pjesë e saj ishte e klasifikuar vetëm për ministrin.

”Letra nga Misioni i Vlerësimit të BE-së është marrë në mënyrë elektronike, ashtu siç e kanë marrë edhe zëvendëskryeministri Mariçiq, kryetari i Këshhillit Gjyqësor Sashko Georgiev dhe të tjerë. Një pjesë e letrës ishte për publikun, ndërsa pjesa tjetër e klasifikuar vetëm për ministrin. Ajo letër është arkivuar nga një punonjës i ministrisë që merret me materiale konfidenciale, por normalisht, znj. Radica nuk mund ta marrë të njëjtën pa një certifikatë sigurie. E njëjta letër, me lejen e misionit, është ndarë edhe me grupin e punës, përkatësisht me kryetarin akademik Vlado Kambovski” – ka shkruar Lloga.

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Loga, paralajmëroi se së shpejti do të mbajë një paraqitje publike dhe breefing me gazetarët për të sqaruar të gjitha pretendimet e bëra ndaj tij dhe për 100-ditëshin e ministrit Filkov. Për më tepër, Loga e sfidoi Filkovin në një debat publik,  ballë për ballë rreh akuzave të tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share