Nga Prokuroria kanë konfirmuar se aksione policore janë duke u zhvilluar në Tetovë dhe Ohër. Ka edhe të arrestuar.
“Nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar aksion i madh policor në rajonin e Tetovës dhe Ohrit. Po kryhen bastisje në disa lokacione, ka edhe persona të ndaluar. Me detaje të aksionit MPB dhe PPKOK do të dalin gjatë ditës”, thonë nga Prokuroria.