Dy ditë pas ndërprejes së kontratës së Sir Alex Ferguson, i cili merrte 2 milionë euro në vit si ambasador botëror i Manchester Unitedit, raportohet se një tjetër vendim është marrë kundër tij.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – Sir Alex Fergusonit i është ndaluar hyrja në dhomat e zhveshjes te “Djajtë e Kuq”, shkruan Indeksonline
Ferguson është një legjendë e Manchester Unitedit dhe ka një privilegj të madh në stadiumin “Old Trafford” – madje kishte çasje në të gjitha hyrjet e stadiumit të famshëm.
Megjithatë tani pronarët e rinj e kanë larguar këtë privilegj të ish-trajnerit skocez.
Ai më s’ka të drejt të hyjë në dhomat e zhveshjes te futbollistët e Manchestere Unitedit.
“Djajtë e kuq” ndeshjen e radhës e zhvillojnë të shtunën ndaj Brentfordit. Ata janë në pozitën e 14-të me vetëm tetë pikë./Indeksonline/