Opozita zhvendos protestën në Parlamentin Evropian, deputetët e PD-së revoltën e tyre do ta shprehin edhe në Strasburg

Deputetët e opozitës do ta zhvendosin protestën në dyert e Parlamentit Evropian. Më datë 23 tetor pjesa dërrmuese e grupit parlamentar të partisë Demokratike udhëton drejt Strasburgut.

Sipas informacioneve, parashikohet të kenë takime me zyrtarë të Parlamentit Evropian dhe eurodeputët. Gjithashtu mësohet se deputetët do të shkojnë me shpenzimet e tyre.

Deputetet pritet të denoncojnë situatën politike në vend, si dhe arrestimet dhe burgosjet politike që po ndodhin në radhët e opozitës.

Pas Strasburgut, pritet të organizohen protesta në Tiranë me bllokim qarkullimi.

Kujtojmë se seancat e fundit plenare në Kuvend janë shoqëruar me tensione të forta mes opozitës dhe maxhorancës.

Gjithashtu opozita organizoi edhe një protestë kombëtare në Tiranë ku nuk munguan incidentet. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share