VLEN: Akademia Shqiptare është ekskluzivisht projekt shkencor!

“Akademia shqiptare eshte ekskluzivisht projekt shkencor që duhet të avancohet mendimi akademik. Duke qenë se shqiptarët janë sistematikisht të diskriminuar në Akademin e Shkencave të Maqedonisë, intelektualët shqiptarë nuk kanë një hapësirë ku të veprojnë. Për këtë arsye, ne detyrohemi të krijojmë një platformë që do të mundësojë zhvillimin e mendimit shkencor”, kanë reaguar sot VLEN.

Ata thonë se në shekullin 21 është e papranueshme që të ketë kundërshtime ndaj punimeve shkencore dhe avancimit të diturive.

“U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që në vend që të kritikojnë të marrin guximin dhe të japin mbështetje kësaj nisme, në mënyrë që përmes një debati gjithëpërfshirës të gjendet një zgjidhje e drejtë për përfaqësimin e shqiptarëve në qarqet më të larta akademike. Si VLEN, nuk mund të pranojmë logjikën e negacionit të dyfishtë, ku Akademin e Shkencave të Maqedonisë,  nuk hap dyert gjerë e gjatë për shqiptarët, dhe njëkohësisht problematizohet themelimi i Akademisë Shqiptare”, thonë nga VLEN.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share