Zelensky prezanton “Planin e Fitores” në Parlament, ekzistojnë pesë pika – disa detaje mbesin sekret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar planin e shumëpërfolur të fitores në parlament, pavarësisht se disa prej pjesëve të saj mbeten sekret.

Propozimi përbëhet nga pesë pika: ftesa për t’u anatarësuar në NATO, aspekti i mbrojtjes, frenimi i agresionit rus, rritja ekonomike dhe bashkëpunimi e arkitektura e sigurisë së pasluftës.

Plani përfshin tre shtesa sekrete, David Arkhamia, kreu parlamentar i partisë në pushtet, tha se sendet sekrete do t’u paraqiten krerëve të fraksioneve.

“Nëse plani mbështetet, ne mund t’i japim fund luftës jo më vonë se vitin e ardhshëm”, tha Zelensky në parlament në prani të komandantit të përgjithshëm Oleksandr Syrskyi, shefit të inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov dhe diplomatëve perëndimorë.

Ftesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO u vendos në krye të listës. Kievi paraqitet kërkesën për t’u bashkuar në shtator të vitit 2022, por ende nuk ka marrë ndonjë sinjal të qartë nga aleatët.

“E kuptojmë se anëtarësimi në NATO është qështje e së ardhmes, jo e së tashme”, tha Zelensky – duke shtuar se një ftesë e ofruar menjëherë do t’i tregonte Putinit gabimin e “llogaritjeve të tij gjeopolitike. Jemi një komb demokratik që ka dëshmuar se mund të mbrojë euroatlantikun dhe mënyrën tonë të jetesës”.

Pika e dytë thekson nevojën për të sjellë luftën në territorin rus, si gjatë inkursionit ndërkufitar të Kurskut, i nisur në fillim të gushtit.

Kjo pikë gjithashtu kërkon heqjen e kufizimeve për sulme me armë me rreze të gjatë veprimi në Rusi, furnizime shtesë të aftësitë me raketa me rreze të gjatë dhe mbështetje perëndimore në rrëzimin e raketave dhe dronëve rusë mbi Ukrainë.

Pika e tretë i referohet parandalimi jo bërthamor dhe përfshin një pjesë sekrete. Ukraina po propozon një “paketë gjithëpërfshirëse të parandalimit strategjik jo-bërthamor në territorin e saj” që do të mbrojë vendin kundër agresionit të ardhshëm.

Pika e katër trajton përdorimin e burimeve natyrore të Ukrainës, si uraniumi, titani dhe litiumi, të cilat paraqesin potencial të rritjes ekonomike për Kievin dhe BE-në. Ukrainë po ofron një marrëveshje të veqantë për investimin dhe përdorimin e përbashkët të këtyre burimeve me BE-në dhe SHBA-në.

Kjo pikë gjithashtu bën thirrje për shtimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, për të minuar aftësinë e saj për të mbështetur agresionin e saj.

Pika e pestë lidhet me arkitekturën e sigurisë së Ukrainë të pasluftës. Kievi krenohet me një forcë të madhe dhe me përvojë ushtarake që duhet të forcojë NATO-n dhe kontinentin evropian tha presidenti Zelensky. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share