Ditë më parë gazetarët e qytetit të Tetovës shprehën revoltën e tyre ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit për mungesë transparence, gjë të cilën e manifestuan duke ia shprehur drejtëpërdrejtë këtë ankesë kreut të Komunës.
Por siç duket Kasami ka reflektuar pas ankesave të gazetarëve, me ç’rast sonte ka shtruar darkë për gazetarët.
Kështu kanë informuar nga Komuna e Tetovës, të cilët në njoftimin e tyre shkruajnë:
“Sonte, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, organizoi një brifing dhe darkë të përbashkët me gazetarët dhe kameramanët që veprojnë në territorin e komunës sonë. Në takim u shpreh qartë përkushtimi i palëkundur për një komunikim të hapur dhe të ndershëm me publikun. Informimi dhe transparenca janë parimet bazë të punës sonë. Bashkë me ju, gazetarët tanë të nderuar, vazhdojmë të ndërtojmë një komunë që llogaritet dhe mbështetet mbi fakte të sakta e të paanshme. Përkushtimi ynë për zhvillimin e Tetovës vazhdon me hapa të sigurt, duke u mbështetur gjithmonë tek bashkëpunimi dhe informimi i drejtë!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës. /tvklan.mk