Transporti Publik/ Shkupi në fund të listës së 35 kryeqyteteve Evropiane

TRANSPORTI PUBLIK

Hulumtimi i Euroneës tregon se në Shkup, 47 për qind e banorëve janë të kënaqur me transportin publik. Qytetarët e Romës, Tiranës, Podgoricës, Beogradit dhe Nikosias janë më të pakënaqur se qytetarët e Shkupit.
Megjithatë, duhet theksuar se në Shkup, përveç transportit publik me autobus, nuk ka mundësi të tjera transporti.

Duke parë kryeqytetet, qytetet e Evropës veriore dhe perëndimore raportuan kënaqësi më të lartë me transportin publik, ndërsa qendrat urbane të Evropës Jugore dhe Lindore shfaqën nivele më të ulëta kënaqësie.

Sipas analizës së Euroneës, qytetarët e Vjenës janë më të kënaqur me transportin publik me 91 për qind. Më pas vijojnë qytetarët e Helsinkit me 89 për qind dhe ata të Oslos me 88 për qind.

Më pak të kënaqur me transportin publik janë qytetarët e Romës dhe Tiranës me 29 për qind. Kënaqësia e qytetarëve të Podgoricës është 37 për qind, ndërsa në Beograd është 44 për qind.

Analiza e Euroneës vë në dukje se kryeqytetet evropiane po përjetojnë një transformim të shpejtë të transportit publik.

Në ranglistën për perceptimin e sigurisë së transportit publik në kryeqytetet evropiane, Shkupi është gjithashtu pothuajse në fund, gjegjësisht 62 për qind e banorëve mendojnë se transporti publik është i sigurt.
Roma është sërish në vendin e fundit, me më pak se gjysma e popullsisë atje besojnë se transporti publik është i sigurt.
Banorët e Pragës dhanë vlerësimet më të larta për sigurinë e transportit publik me 93 për qind.

Faktorët që ndikojnë në vlerësimin e kënaqësisë së qytetarëve janë disponueshmëria, shpejtësia, siguria dhe besimi në transportin publik.

Ndryshe, Komisioni Evropian synon të inkurajojë ndryshimet në përdorimin e transportit publik, gjegjësisht ta bëjë atë më tërheqës dhe efikas.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share