Lloga: Me shfuqizimin e Balancuesit, Gjykata Kushtetuese ka bërë krim juridik

Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese ish Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i quan krim juridik. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar të gjitha kompetencat pasi ajo nuk mund të merr rolin e kuvendit e me këtë ajo sipas Llogës ka bërë një grusht shtet.

“Gjykata Kushtetuese ka sjell vendime apsurde mbrenda periudhës për një vitë, edhe atë së pari me ngrirjen për certifikatat e lindjes, pastaj me aborgimin e nenëve për librin amë, e pastaj me balancuesin. Gjykata Kushtetuese në Maqedoni ka sjellë vendime të çuditshme tashmë e një kohë, e një ndër ta tashmë edhe shfuqizimi i balancuesit. Ka bërë krim juridik sepse edhe beteja ime para një viti me Gjykatën Kushtetuese ishte sepse ata po sillnin vendime pa qenë të gjithë të emëruar, pra nga 9 sa janë tani, aso kohë kanë qenë vetëm 7” – tha Lloga.

E për veprimet e tilla Lloga njofton se ka propozuar në Frontin Evropian që të ngritet padi ndaj Gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Unë kamë propozuar që të ngremë padi Penale Gjykatësve të Gjykatës Kushteuese sepse praktika e re politike është e ndaluar.

Lloga bëri të ditur se draft version i Ligjit për Përfaqësim të drejtë është hartuar nga Aleanca për Shqiptarët, duke u konsultuar me BE-në dhe ekspertë të jashtëm dhe i njejti ka marr miratim nga Qeveria.

“Draft versionin bazik që e kam pa edhe unë, mendoj që për të njejtin flitet, sepse atë ligj e ka përgaditur Aleanca për Shqiptarët, sepse ashtu tha edhe ministri Arben Fetai kur deklaroi, iu referua atij ligji. Atë ligj për Përfaqësim të drejtë e kemi përgaditur ne, duke u konsultuar me BE-në, me SHBA-të, me përfaqësues të ndryshëm të shtetevë që kanë ardhur dhe na kanë takuar. Në dhjetor strategjia e Ligjit për përfaqësim të drejtë ka marrë pëlqimin e qeverisë së Maqedonisë.Atij ligji sot po i referohet edhe VLEN-i kur thotë së do të ketë ligj më të mirë për zëvendësim të balancuesit ”, deklaroi Lloga.

Lloga i bëri thirje qeverisë dhe Ministrit të drejtësisë që të arrihet një marrëveshje që ligji mos zvaritet dhe të merr kohë. Sipas Llogës në momentin që ligji do të dërgohet në komisionin e Venecuas do të merr më shumë se dy vite dhe mbrenda kësaj periudhe do të kemi punësime partiake.

“Unë i bëj thirrje qeverisë dhe ministrit të Drejtësisë që sa më shpejtë të gjindet një zgjidhje” – tha Lloga.

Lloga njoftoi se në kohën kur ka qenë Ministër i Drejtësisë ka ofruar zgjidhje ligjore,duke propozuar që përkatësia etnike përballë institucioneve shtetërore të ndërrohet njëherë në 10 vite edhe ajo të bëhet gjatë regjistrimit të popullsisë. Dhe e njejta të mos ndryshohet deri në procesin tjetër të regjistrimit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share