Keqpërdorimet e detyrës zyrtare, NP “Rrugët e Maqedonisë”: Mitrevski do të hetohet dhe shkarkohet!

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka njoftuar ndërprerjen e detyrës së përkohshme të koordinatorit për kontroll, Milanço Mitrevski dhe do t`i shqyrtojë të gjitha pohimet e publikuara në opinion për keqpërdorime të detyrës zyrtare.

“Rrugët Shtetërore njoftojnë se Milanço Mitrevski më 28 korrik 2024 është emëruar me detyrë të përkohshme prej tre muajve si kontrollues në Departamentin për pikëpagesat rrugore. Ndërmarrja Publike do ta ndërpresë detyrën e përkohshme si koordinator I kontrolleve, për shkak se Ligji duhet të vlejë për të gjithë varësisht pozitës apo funksionit” – thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Gjatë fundjavës, LSDM-ja doli me akuza se Mitrevski ka keqpërdorur detyrën zyrtare, si dhe duke u thirrur në xhirimet e pikëpagesave rrugore që u janë dorëzuar nga informatorët, ai nuk ka paguar pagesa rrugore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share