Vdekja e foshnjes 14 muajshe! Taravari: Lëshime mjekësore gjatë mjekimit të foshnjes!

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve gjatë kontrollit të dytë të bërë më 3 tetor janë bërë lëshime në vlerësimin për nevojën e hospitalizimit të foshnjes 14-muajshe, kurse në Spitalin Kozles është konstatuar vlerësim joadekuat dhe jo në kohë për peshën e vështirësive respiratore – thonë konkluzionet e Komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më 5 tetor në Klinikën për Fëmijë, ndërroi jetë foshnja 14-muajshe që paraprakisht ishte refuzuar të shtrohet në spital në këtë klinikë dhe prindërit e kishin dërguar në Spitalin e Kozles.

ARBEN TARAVARI -MINISTER I SHËNDETËSISË

“Ka konstatime se ne kliniken për sëmundje respiratore në “Kozle” dhe në Kliniken e pediatrisë ka tre llojë lëshimesh, lëshimet e para janë sistemore, lëshimet e dyta janë teknike dhe lëshimet e treta janë profesionale fatkeqësisht. Në pjesën e gabimeve sistemore është konstatuar se mungojnë allgoritme për triazhën e pacienteve gjatë pranimit në Klinikë. Gjithashtu eshte konstatuar se ka nevoj per edukim të kontinuar të mjekëve të cilët punojnë në këto klinika posaqërisht në pjesën e ndihmës gjatë dobësimit të punës së sistemit respirator dhe të zemrës. Në aspektin profesional komusioni profesional ka sjellë konstatim se ka një lëshim për vlersimin e pranimit të fëmijëve në klinikën universitare të pediatris”.

Taravari deklaroi se raporti I Komisionit do të dërgohet në dy Klinikat dhe Komisionin e Etikës së Odës së Mjekëve duke shpresuar se do të shqyrtohet seriozisht dhe do të ndërmerren masa.

Lidhur me rastin e lehonës 31-vjecare nga Kumanova, e cila më 27 shtator ndërroi jetë gjatë lindjes në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Kumanovës, Komisioni nuk ka konstatuar parregullsi gjatë trajtimit të shtatzanisë dhe gjatë lindjes.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share