Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton familjare të samitit “Procesi i Berlinit 2024”, takim ky që organizohet në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor në Gjermani.
Siç shihet në foton e publikuar në “Facebook” nga Kryeministri, Rama shihet në krah të kancelarit Olaf Scholz dhe të Kryeministrit të Kosovës, Albin kurti.
Kujtojmë se në kuadër të 10-vjetorit të tij, Procesi i Berlinit ka nisur në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm që ka përkuar me mbërritjen e delegacioneve në Kancelarinë Federale të Berlinit që janë pritur nga Scholz.
Procesi do të jetë i ndarë në 2 sesione, konkretisht në bashkëpunimin dhe tregun e përbashkët rajonal si dhe në axhendën e gjelbër, lidhshmërinë dhe energjinë mes shteteve. Në orën 14:00 pritet që të mbahet një konferencë për shtyp që i pason diskutimeve me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile.
/tvklan.al