Kurti krah Scholzit: Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kurti ka publikuar një fotografi duke shtrënguar duart me Scholzin.

Ai theksoi se Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm.

Postimi i plotë:

“10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”, ka shkruar Kurti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share