E rëndë në Tiranë/ U transportua në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë 12-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tiranë, ku një i mitur i moshës 12-vjeç është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga prindërit, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

Sipas asaj që njofton policia i mituri ishte banues në Gurrë Petrelë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share