Filipçe: LSDM-ja nuk do të jetë mburojë për politikat dështuara të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit!

“LSDM NUK BLLOKON TË ARDHMEN EVROPIANE TË VENDIT, PËR PËRFITIME POLITIKE”

Lideri socialdemokrat, Venko Filipçe, nga Prilepi ka deklaruar se LSDM-ja nuk do të lejojë që të shfrytëzohet si “paravan” për politikat e pasuksesshme të VMRO-DPMNE-së dhe liderit të tyre, Hristijan Mickoski.

Ai potencoi se LSDM-ja nuk është VMRO-DPMNE dhe nuk do ta bllokojë të ardhmen e vendit për shkak të përfitimeve partiake.

Filipçe komentoi thirrjet për konstruktivitet të opozitës, duke potencuar se mbështetja e LSDM-së do të jetë e kapshme vetëm për zgjidhjet reale dhe të realizueshme.

“Nëse presin se LSDM-ja me naivitet do të pranojë ide që çojnë drejt bllokimeve tjera, gënjehen. Ne nuk jemi këtu të jemi mburojë për politikat e tyre të dështuara. Le të tregojnë lidership dhe sinqeritet. Le të ofrojnë ide që mund të na bashkojnë. Nëse jo, nuk do të bëhemi pjesë e dramës së tyre” – tha Filipçe.

Deklarata e Filipçes vjen në kohën e rritjes së tensioneve politike dhe diskutimeve rreth së ardhmes evropiane të vendit, veçanërisht në kontekst të eurointegrimeve dhe strategjive politike të dy partive. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share