“KE-ja THA SE “BALANCUESI” KEQPËRDORET DHE DUHET TË SHFUQIZOHET”
VMRO-DPMNE vazhdon të insistojë se BDI-ja, derisa ishte në pushtet është pajtuar që të shfuqizohet “balancuesi”. Sipas deputetit Petrushevski, në vitin 2023 BDI-ja ka marrë pjesë në përgatitjen e Strategjisë për reforma në administratë për periudhën 2023 – 2030, ku potencohet qartë se “balancuesi”, për shkak të keqpërdorimeve , duhet të shfuqizohet.
“BDI kërkon arsye për destabilizime për shkak se frikësohen se funksionarët e tyre që 20 vite vodhën shtetin do të përballen me përgjegjësi. Derisa funksionarët e BDI-së 20 vite grabitën shtetin, duke kalëruar në valën e temave etnike, qindra mijëra bashkëqytetarë tanë braktisën vendin, pikërisht për shkak të politikave të këtilla të këqija. BDI-ja është libër I lexuar dhe askush nuk u beson. Edhe KE-ja pohoi se balancuesi keqpërdoret dhe i njëjti duhet të shfuqizohet. BDI-ja atëherë heshtte, që të vjedhë” – tha Petrushevski. /tvklan.mk/