Beogradi: Likuiduam Korridorin 8, prioritet lidhja Beograd – Shkup – Athinë!

BGNES: MINISTRI SERB E PRANON – VUÇIQI I IMPLIKUAR PËR NDALIMIN E KORRIDORIT 8!

Ministri serb për Ndërtimtari, Transport dhe Infrastrukturë, Goran Vesiq, personalisht ka pranuar se regjimi i Aleksandar Vuçiqit ka qenë I implikuar për ndalimin e ndërtimit të Korridorit 8, që duhet të lidh Detin e Zi me atë Adriatik, njofton Agjencia bullgare e lajmeve – BGNES.

“Në BE po e shtynin Korridorin nga Bullgaria deri në Shqipëri, si dhe atë nga Rumania deri në Greqi. Këtë skenar të errët për Serbinë e shmangëm me vendimin e Aleksandar Vuçiqit që Beogradi të nis të investojë në hekurudhën e Korridorit 10” – haptazi ka deklaruar Ministri serb, Goran Vesiq.

Sipas tij, Serbia duhet të luftojë që të jetë vend qendror përmes së cilës do të kalojnë të gjitha linjat hekurudhore.

Korespodenti I BGNES nga Shkupi, rikujtoi se vendimi i parë I Qeverisë së Mickoskit ka qenë ndalimi i ndërtimit të Korridorit 8.

Sic thotë BGNES, dora e djathtë e Mickoskit, Zv/Kryeministri dhe Ministri për Transport, Aleksandar Nikolovski, madje paralajmëroi ridestinimin e mjeteve evropiane që janë siguruar për këtë Korridor, të shkojnë për Korridorin 10.

Ndryshe, gjatë një vizite në Beograd në fillim të shtatorit, ku kanë marrë pjesë Ministri për Tranport, Aleksandar Nikolovski, Ministri I Jashtëm, Timço Mucunski si dhe Ministri për Marrëdhënie midis Komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, me autoritetet serbe është biseduar për përmirësimin e infrastrukturës në pjesën e Korridorit 10 dhe ndërtimit të hekurudhës së shpejtë.

Sipas komunikatës së Ministrisë për Transport dhe Lidhje nga takimi në Beograd, thuhet se prioritete për Maqedoninë janë dy portet greke – Athina dhe Pireu duke mos u përmendur fare Durrësi. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share