Milani po kërkon dy lojtarë danezë para afatit kalimtar të janarit

Milani po monitoron situatën e dy reprezentuesve danezë Andreas Skov Olsen dhe Morten Frendrup para afatit kalimtar të janarit, por ata do të bëjnë një lëvizje vetëm në rast se shesin disa nga lojtarët e tyre.

Skov Olsen, i cili kaloi plotë tri vite me Bolognan, momentalisht vlerësohet rreth 20 milionë euro nga klubi i tij aktual Club Brugge.

Frendrup me Genoan që nga vera e vitit 2022, e ka vlerën në regjionin e 15 milionë eurove sipas Gazzetta dello Sport.

Milani sidoqoftë do të shtyjë përpara për një marrëveshje të mundshme në janar vetëm në rast se janë në gjendje të shesin dikë prej lojtarëve të ekipit të parë.

E ardhmja e Noah Okafor dhe transferimi i përhershëm i Samuel Chukëuezes nuk janë të garantuara dhe ‘Rossonerët’ mund të konsiderojnë shitjen e tyre nëse vijnë ofertat e duhura.

Luka Jovic mund të largohet gjithashtu, por duke marrë parasysh situatën e tij të kontratës dhe faktin që iu bashkua Milanit si lojtar i lirë, ‘Rossonerët’ me gjasë nuk do të fitonin asgjë nga shitja e tij./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share