Daçiq thotë se një ish-pjesëtar i UÇK-së është arrestuar në kufirin Serbi-Hungari

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kanë ndaluar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me inicialet M.I. në pikën kufitare të Horgoshtit të shtunën në mëngjes, raporton “Danas”.

Pika kufitare e Horgoshtit lidh Serbinë me Hungarinë.

Daçiqi ka pretenduar se ish-pjesëtari i UÇK-së dyshohet për “krime lufte”.

Sipas ministrit të Brendshëm serb, të arrestuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share