“QYTETARËT TË KENË KUJDES – BËHET FJALË PËR MASHTRIME KLASIKE APO PHISHING”
MPB-ja njofton se kohëve të fundit janë shpeshtuar dukuritë e profileve të rrejshme nëpër rrjetet sociale që prezantohen në emër të INTERPOL-it ose Ministrisë për Punë të Brendshme, në emër të kompanive që ofrojnë ndihmë, ndërmjetësime dhe madje edhe kthimin e parave të personave të cilët mjetet e tyre I kanë humbur në investime të rrejshme online sic ishte rasti me “Conti”.
Sic thuhet në komunikatën e MPB-së, paralajmërohen qytetarët se bëhet fjalë për mashtrime klasike nëpër internet ose “Phishing”, ku qëllimi është që të merren të dhënat personale që mëtej të shfrytëzohen në veprime kriminale si dhe kartelat bankare për të përfituar financiarisht.
MPB-ja bën thirrje që qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve të këtilla dhe të ms I japin të dhënat e tyre personale si dhe të dhënat e kartelave bankare.
MPB-ja ka kanalet e saj të komunikimit që mund të gjenden në faqen zyrtare të Minitrisë për Punë të Brendshme – thuhet në komunikatën e MPB-së.