Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro ndihmë për Bosnjën, pas vërshimeve të fundit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 224-të, më 11 tetor 2024, në të cilën ka marrë disa vendime të rëndësishme, përfshirë rritjen e pensioneve dhe ndihmave të tjera sociale dhe ndihmën për Bosnjën pas vërshimeve në atë vend.

Qeveria miratoi kërkesën për ndarjen e 200,000 eurove për ndihmë për rimëkëmbje nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe ndau fonde të njëjta për organizimin e Olimpiadës Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025 në Kosovë.

Në veçanti, në mbledhje janë miratuar rritjet e shumave për skemat pensionale që financohen nga shteti.

Këto rritje do të hyjnë në fuqi që nga muaji tetor 2024 dhe përfshijnë:

1.1. Pensionet bazike – sociale, nga shuma aktuale prej njëqind euro (100.00€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120.00€).

1.2. Pensioni kontributdhënës I – nga shuma aktuale prej njëqind e tetëdhjetë e dy euro (182.00€) në shumën prej dyqind e tetëmbëdhjetë euro e dyzetë cent (218.40€).

1.3. Pensioni kontributdhënës II – nga shuma aktuale prej njëqind e nëntëdhjetë e tetë euro (198.00€) në shumën prej dyqind e tridhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë cent (237.60€).

1.4. Pensioni kontributdhënës III – nga shuma aktuale prej dyqind e katërmbëdhjetë euro (214.00€) në shumën prej dyqind e pesëdhjetë e gjashtë euro e tetëdhjetë cent (256.80€).

1.5. Pensioni kontributdhënës IV – nga shuma aktuale prej dyqind e gjashtëdhjetë e pesë euro (265€) në shumën prej treqind e tetëmbëdhjetë euro (318€).

1.6. Skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18 – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).

1.8. Pensioni për personat e verbër I – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë plus njëqind e njëzetë e pesë euro (125+125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€).

1.9. Pensioni për personat e verbër II – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e pesë euro (125€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€).

1.10. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë I – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë plus njëqind e pesëdhjetë euro (150+150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë plus njëqind e tetëdhjetë euro (180+180€).

1.11. Pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë II – nga shuma aktuale prej njëqind e pesëdhjetë euro (150€) në shumën prej njëqind e tetëdhjetë euro (180€).

1.12. Pensioni familjar – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€);

1.13. Pensioni invalidor i punës – nga shuma aktuale prej njëqind euro (100€) në shumën prej njëqind e njëzetë euro (120€).

1.14. Pensioni i parakohshëm për Trepçën – nga shuma aktuale prej njëqind e njëzetë e gjashtë euro (126€) në shumën prej njëqind e pesëdhjetë e një euro e njëzetë cent (151.20€).

Gjithashtu, u emëruan dy komisione Ad hoc për vlerësimin profesional në pozitat e larta drejtuese në Ministrinë e Ekonomisë dhe Shërbimin Gjeologjik të Kosovës.

Qeveria ka emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, në këtë përbërje:

1.1. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;

1.2. Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar;

1.3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

1.4. Florina Mehaj-Kosumi, Udhëheqëse e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Ekonomisë, anëtare dhe

1.5. Enis Spahiu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.

Qeveria ka emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në këtë përbërje:

1.1. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;

1.2. Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;

1.3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

1.4. Florina Mehaj-Kosumi, Udhëheqëse e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore   në Ministrinë e Ekonomisë, anëtare dhe

1.5. Enis Spahiu, Ekspert i Jashtëm, anëtar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share